AKTUALITET, 2 Korrik 2018, 14:24

“Mos ki emocione, në Cërrik më myte”, ankesa që Bukuria i bën Ramës: Duhet qilizmë i thellë…

“Mos ki emocione, në Cërrik më myte”, ankesa që

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Kryeministri  një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku u njoh dhe me disa raste te denoncuara nga qytetarë në platformë.

Por Rama u përball dhe me qytetaren Bukurije Braka, e cila është bërë e njohur në dëgjesën publike në Cërrik, ku i tha Kryeministrit Edi Rama se kontrolli parësor është i dështuar.

Braka u ankua se në qendrat shëndetësore nuk kishte as aparat tensioni ndërsa sot tha se problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.

Biseda e plotë

Bukurie: Më sorollatnin edhe për gjëra që nuk ishte nevoja të vinin deri në Kryeministri këto shqetësime.

Rama: Mos ki emocione, fol si në Cërrik, se në cërrik më myte fare, bjeri fort tani.

Bukuria: Jo unë kam këtë hallë tani.

Rama: Hë thuaje.

Bukuria: Po ta kishim si kjo zonja këtu, unë me ju jam shumë e kënaqur.

Rama: Si t’ia bëjmë tani.

Bukurie: Atje duhet një qilizmë i thellë  atje më shumë kohën e punës e kalojnë në lokale.

Rama: Jam dakord Bukurie se duhet qilizmë e thellë dhe atë e realizojmë vetëm nëse kem këtë bashkëpunim me njerëz që vuajnë nga administrata, por nuk dorëzohen, si është rasti yt.