AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 22:54

Fitoi Superkupën për herë të parë në histori, Meta uron Teutën: Trofe i rëndësishëm në 100- vjetorin e ekipit

Fitoi Superkupën për herë të parë në histori, Meta

Presidenti Ilir Meta ka uruar Teutën e Durrësit për fitimin e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në histori.

Pikërisht ky trofe për Teutën vjen në 100- vjetorin e themelimit të ekipit, dhe duket se durrsakët po e shijojnë këtë vit.

Teuta vetëm këtë muaj ka fituar dy trofe, të dyja duke mposhtur Tiranën, teksa në Europa League shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Beitar Jeruzalem, por tashmë ka një sfidë të vështirë përballë spanjollëve të Granadës.

STATUSI NGA ILIR META

Për herë të parë Superkupa e Shqipërisë shkon në Durrës! ??

Urime Teutës dhe të gjithë tifozëve të saj për fitoren e këtij trofeu të rëndësishëm në 100-vjetorin e ekipit!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3306826612696922