AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 23:28

Aksident në qendër të Shkodrës, plagoset një person

Aksident në qendër të Shkodrës, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve, i cili është transportuar drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e siguruara nga ABC News shihen automjetet e dëmtuara rëndë ndërsa ka mbërritur edhe autoambulanca për të dhënë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij aksidenti.