TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konfirmohet pozitiv me Covid-19 një mjek në spitalin Rajonal të Elbasanit. Mjeku me inicialet I.I pas shfaqjes së simptomave i është nënshtruar testit për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv. Tv Ora raporton se mjeku kirurg ka ushtruar profesionin e tij dhe ka kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale gjatë kohës që ka qenë i sëmurë.
Ende nuk është e qartë se ku është infektuar ai, por mendohet se ka pasur kontakte me një tjetër person personel (punonjësja sociale) në Drejtorinë e Spitalit e cila është konfirmuar pozitive me Covid-19. Paraprakisht mësohet se mjeku është në gjendje të stabilizuar.