AKTUALITET, 13 Prill 2019, 12:12

Universiteti pranoi ndërtimin e shkollës, Veliaj: Triumfoi arsyeja

Universiteti pranoi ndërtimin e shkollës, Veliaj: Triumfoi arsyeja


Pas tërheqjes së UBT-së e cila pranoi që shkolla 9-vjeçare të ndërtohet brenda kampusit universitar ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Veliaj është shprehur se mirëpret vehndimin e UBT-së dhe sipas tij është triumf i arsyes.

“Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”, shkruan Veliaj në twitter.

Universiteti Bujqësor i Tiranës pranoi që  shkolla 9-vjeçare“Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.

Ky vendim u njoftua nga senati i UBT-së i cili theksoi se shkolla është një domosdoshmëri ndërtimi i shkollës