AKTUALITET, 13 Prill 2019, 11:49

“Shqipëria, nën një ‘grusht shteti”, ish-deputeti i PD-së flet para protestës: Në këto kushte…


“Shqiperia eshte nen nje “Grusht Shteti”.

tritan-shehu-762x450

Keshtu shkruan sot ish-deputeti i PD-se, Tritan Shehu, ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa i referohet situates aktuale ne vend, pa parlament legjitim, vend ku ushtria merr nen kontroll aeroportin pa i dhene me pare shpjegime Presidentit dhe ku mungojne gjykatat.

“Ne keto kushte mbrojtja e demokracise kthehet ne domosdoshmeri popullore”- shkruan ai.

Postimi i Tritan Shehut

Shqiperia eshte nen nje “Grusht Shteti”!

-Sot kemi nje Parlament te mbushur me deputete pupace “te peshkuar” ne menyre anti kushtetuese nga ”thellesite” e listave, per te plotesuar vendet bosh e “ndertuar” nje opozite ne 3D.

-Kemi nje zv. Minister te Jashtem, qe po ne menyre anti kushtetuese “perfaqeson” vendin si Minister.

-Ndodh nje dislokim forcash te ushtrise e marje nen kontroll prej tyre te aeroportit civil te vendit duke refuzuar publikisht t’i ipen qofte dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky.

-Vendi nuk ka Gjykate Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetushmerise, bazuar kjo ne Kushtetuten tone.

-Mungon Gjykata e Larte.

-Besoj se kaq mjafton, per te mos vazhduar me tej me shkelje te drejtash themeltare te njeriut, te prones, lirive, strukturimit institucional etj, etj.

Ne keto kushte mbrojtja e demokracise kthehet ne domosdoshmeri popullore.