TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhesika Polo është një ndër artistet shqiptare e cila jetën e saj private ka vendosur ta mbajë sa me larg vëmendjes mediatike. Por së fundmi këngëtarja ka vendosur të ndajë me publikun detaje të reja shumë interesante.
Në një intervistë për programin “Lartë e poshtë” Xhesika ka pranuar se momentalisht po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo ka zbuluar se personi që i ka “rrëmbyer” zemrën është Anxhelo, njëri nga muzikantët që e shoqëron atë gjatë performancave në netët “live”.
Ndër të tjera artistja u shpreh se është shumë e lumtur dhe gjithçka është në rrugën e duhur. E pytur nëse çifti kanë menduar të bëjnë një hap më të “madh” në maredhënien e tyre ajo u shpreh se ende nuk e mendon të shkojë drejt altarit, por kur të vijë ky moment dëshiron një ceremoni të vogël dhe jo me shumë të ftuar.
Kështu që mesa duket do të na ende duhet të presim për ta parë Xhesikën të veshur me fustanin e bardhë.