LIFESTYLE, 6 Qershor 2020, 15:52

Shtatzënë por joshëse, Olta Gixhari pozon me rrobabanjo, Olti i kërkon qokë Armina Mevlanit: U bëfsh edhe 100, por sa do i hedhim kësaj për bebin


Aktorja Olta Gixhari është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ajo ndodhet në Spanjë aty ku po shijon plazhin dhe ditët me diell. Së fundmi ajo ka postuar një foto me bikini ku në sy bie barku i rrumbullakosur.

Masa e njejte, truke te reja. Shtatzene, Spanje, seksi mama”– shkruan Olta poshte fotos.

Ndërkohe ditën e sotme Armina Mevlani, mikesha e Oltës feston datëlindjen. Bloggeri Olti Curri gjatë urimit për të ka shkruar se do donte të dinte se sa qokë do duhet të lejnë për bebushin e Olta Gixharit.

Curri vendosi ta uronte Arminën me një foto të tyren, aty ku shihet dhe aktorja Olta Gixhari. Ai shkruan me humor:

Armina u bëfsh 100 zemra. Se po përtoj te te shkruaj në whatsapp, sa do i hedhim Olta Gixharit qokë për bebin se mu kujtua nga fotoja?”