SPORT, 18 Prill 2021, 22:47

Ngushtohet diferenca në Seria A, Inter ndalet pas 11 ndeshjesh, ka shpresë për Milanin

Ngushtohet diferenca në Seria A, Inter ndalet pas 11 ndeshjesh, ka

Inter është ndalur në abrazim në transfertën e Napolit në Seria A. Pas 11 fitoresh rresht, zikaltërit kanë hasur në një pengesë në kampionat, ndërkohë hera e fundit kur humbnin pikë ishte në transfertën e Udineses në 23 janar të këtij viti.

Sa i përket ndeshjes, Napoli kaloi në avantazh falë një moskordinimi të Handanoviç me De Vrij që çoi në autogol.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 55-të falë danezit Eriksen. Shtatë ndeshje nga fundit, Inter e sheh veten në krye të klasifikimit me 75 pikë.

Mbrapa e ndjek Milan, që shpreson ende tek titulli pasi tashmë diferenca është ngushtuar në nëntë pikë.