TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ministri Blendi Klosi u pyet në lidhje me mënyrën sesi bëhet përllogaritja e turistëve që pushojnë në vendin tonë. Klosi tha se duhen statistika nga hotelet, por për momentin për numrin e turistëve i referohemi hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.
"6.5 milionë pasaporta të huaja kanë qëndruar më shumë se 24 orë.
Rrinë dy ditë apo 24 orë, ai quhet turist. Ne këtë statistikë kemi.
A është e drejtë? Ne duhet të kemi statistika të tjera që vijnë nga hotelet.
Ama është tregues sepse kur e kemi marrë pushtetin në 2013, kishim 50% më pak.
Nëse do të kemi shengenin ballkanik, nuk do t’i numërojmë dot pasaportat, por do të kemi statistikat e hoteleve. Problemi i statistikave është", tha Klosi.