TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, që ka folur për sezonin turistik dhe problematikat e tij.
Në studio ka patur debate mes tij dhe Arjan Çanit.
Pjesë nga debati:
Arjan Çani: Ore Klosi, ky popull do t’ju votojë prapë në 2025 edhe sikur ta bëni mut fare. Ju prap do të votoheni cfarëdo që të bëni, çfarë problemi keni?
Blendi Klosi: Janë shifra këto që po them, janë hotele të shtuara. Në Himarë, në Dhërmi, në Palasë, me trego një hapësirë që nuk po merr investime.
Arjan Çani: Janë miqtë e qeverisë, jo banorët vendas.
Blendi Klosi: Jo nuk është e vërtetë që janë miq të qeverisë. Hajde ikim tani të shohësh cfarë bëhet në Shëngjin, në Shkëmbin e Kavajës.
Arjan Çani: Isha pardje, ishte ditë e zezë, ku thërret qameti. Tmerr.
Blendi Klosi: Janë super hotele në Qerret. Janë mbi katër yje padiskutim.
Arjan Çani: Përse permend hotele? Po them politikat e qeverisë.
Blendi Klosi: Nëse nuk kemi turizmin masiv që prodhon shifra dhe ekonomi, ata që duhet të bëjnë hotele nuk shtyhen. Është fakti që vijnë turistët, që shtyhen për këtë.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/06/24/debati-arjan-cani-ujra-te-zeza-llahtar-ne-himare-infrastruktura-ku-therret-qameeti-klosi-po-i-ben-anti-reklame-turizmit/