TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar ministri Blendi Klosi, për të diskutuar për sezonin turisik dhe problematikat e tij.
Në emision pati një debat të ashpër mes Arjan Çanit dhe ministrit.
Pjesë nga debati:
Arjan Çani: Po mendoja, dakord këto emrat e hoteleve që tha Klosi, këto emrat e mëdha, por vetë jam skeptik. Shqipëria e ka shumë të vështirë të konkurojë Italinë dhe Greqinë. Për mua është energji e hedhur dëm, gjithë kjo demgogji e paparë. Për mua Shqipëria, e vetmja mundësi të zhvillojë në turizëm, është turizmi i vogël, në kuptimin familjar. Në Shqipëri kjo nuk bëhet, sepse e dimë problemet me pronat, lejet e ndërtimit, shteti të mban peng. Një njeri që do të zmadhojë shtëpinë për ta dhënë me qira. Vetë jam në Himarë çdo fundjavë dhe e shoh vuajtjen e banorëve. Thonë të kemi 2-3 dhoma plus të nxjerrim lek, por nuk arrijnë dot t'i bëjnë. Nuk e bëjnë dot sepse është mafia e lejeve të ndërtimit, mafia e hipotekës. Është një merimangë. Klosi mund të punojë sa të dojë, është njeri shumë pozitiv, por kolegët e tij në qeveri e minojnë cdo ditë.
Jetoj në Himarë, do të vish me mua nesër të shohësh si vijnë pasdite, ujrat e zeza, mbushet e gjithë vija e bregdeti. Vajta tek vendi ku derdhen afër Livadhit, ujra të zeza llahtar. Pardje isha atje dhe i pashë, dolëm nga deti. Imagjino kur ndodh në Cote dAzurë të Shqipërisë që është jugu. Ka mungesë të tmerrshme të ujit dhe dritave. E dini që këtu nuk ka ujë? Këtë e dinë të gjithë. Jemi ende vend primitiv. Si mund të pretendosh turizëm elitar në një vend të tillë? Infrastruktura ku thërrët qameti. Nuk ka parkingje. Hajde në Himar parko makinën në korrik-gusht. Është torturë e paparë. Cfarë turizmi flet, cmime të larta për këtë cilësi shërbimesh që ke? E di ti, që cilësia është e tmerrshme. Shko në Greqi, me 50 euro je në anë të detit me super pastërti dhe cilësi. Këtu 70-80 dhoma normale. Se këto hotele te tjera 200 e lart. Pastaj hajdutët që bashkëpunojnë me policinë për të të vjedhur kur nuk ka njerëz në shtëpi. Por kryesorja është mafia e pronave, se si po mundohen të heqin banorët vendas për të ndërtuar miqtë e tyre. Ajo që the ti, është shumë e vërtetë, në bashkëpunim me zyrat e shtetit.
Blendi Klosi: Kjo i bie unë të jap dorëheqjen tani dhe ta mbyllim. Cdo gjë është relative. Ishalla nuk e përkthejnë në gjuhë të huaj këtë që thoni ju, se e bëtë si anti-reklamë. Ato që thatë nuk qëndrojnë. Himara ka trajtim të ujrave të zeza, Vlora ka, Durrësi, Shëngjini, Velipoja. Cilësia e ujrave ka ndryshuar kryekëput. Unë flas si zyrtar.
Ju flisni nga studio, unë sot në mëngjes isha në Sarandë dhe Shëngjin. Diskutuam me hotelierë atje, super biznes në Sarandë. Po ashtu edhe në Shëngjin fantastike. Kam takuar gjithë hotelierët. Nuk është ë vërtëtë që nuk ka ujë, drita parking. Mund të qëndrojnë relativisht, por jo në absolut. Investimet në ujë, drita, infrastrukturë, janë evidente. Edhe parkingje ka. Shtimi i turistëve, ka nevojë për shtimin e infrastrukturës. Padyshim duhet rritur dhe cilësie e shërbimit.
Përfundimit bypassit të Vlorës, Fierit, do të lehtësojë trafikun e asaj zone. Por probleme në trafik ka në të gjithë botën.
Po bëhen investime, në Palasë-Himarë përshembull. Është gjynah ta nxjerrim kështu situatën.
Arjan Çani: Po bëjmë panoramë të 30 viteve.
/TPZ.al/