AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 22:26

“UÇK-ja” në Hagë! Berisha kujton takimin me Dick Marty-n: Ishte serbofil me çizme, i papërmbajtur!

“UÇK-ja” në Hagë! Berisha kujton takimin me Dick

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha bën me dije se në raportin famëkeq të Dick Marty-t, mbi 80% e të dhënave janë siguruar nga prokuroria serbe.

Më tej në fjalën e tij, Berisha u shpreh se e kishte takuar personalisht, duke e konsideruar si një serbo dhe rusofil të përkushtuar.

“Kemi të bëjmë me një proces që në vlerësimin tim u fermentua në Beograd duke përdorur senatorin Marty. E kam njohur vetë Dick Marty-n. Ishte një serbofil dhe rusofil me çizme. I papërmbajtur! Na mbante fjalime për rolin e madh të serbëve. Nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-prokurori serb, tha raporti i Marty 80% paraqet materialet e tij. Personalisht e kundërshtova në të gjitha forumet ndërkombëtare,”-tha në fjalën e tij Berisha.