AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 21:19

Akuza e Hagës për Thaçin, ish-Presidenti Meidani ngre dyshime: Çudi, nuk u prit as rezultati i zgjedhjeve në SHBA…

Akuza e Hagës për Thaçin, ish-Presidenti Meidani ngre dyshime:

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, komenton vendimin e Gjykatës së Hagës, për të ngritur akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj Hashim Thaçit, i cili po sot dha dorëheqjen si President i Kosovës.

Meidani ngre pikëpyetje për mënyrën se si po veprohet me këtë rast. Ai sheh një ngutje në këtë drejtim dhe shpreh çudinë se pse nuk u prit rezultati izgjehdjeve në SHBA.

STATUSI I PLOTE

Cudi! Nuk u prit as rezultati i zgjedhjeve presidenciale ne ShBA! Perse kaq ngut?!…

A nuk duket kjo si nje pamje konkrete e “minishengenit special” me frymezimin konkret te ministrit te Milloshevicit – sot pasues i zellshem i atij te fundit ne sulmin frontal ndaj popullit shqiptar te Kosoves dhe luftes clirimtare te tij, te vete shtetit te Kosoves dhe institucioneve te tij!…