TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Covid-19 duket se nuk do të zhduket për njëkohë të gjatë nga Kina dhe mbarë bota. Mediat e huaja sëfundmi kanë shkruar se autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen, deklaruan se një mostër e marrë nga disa krahë pule të ngrirë të importuara nga Brazili kanë rezultuar me koronavirus.
Mishi i pulës u testua nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrolleve rutinore të importeve të ushqimit.
Ndërsa qeveria lokale e Shenzhen është shprehur se testet e çdo personi që mund të kishte qenë në kontakt me produktin e infektuar si dhe ato pranë tij kishin dalë negative.
Por të mërkurën, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur edhe në qytetin lindor të Wuhu, në paketimin e karkalecave të ngrira të importuara nga Ekuadori.
Këto dy raste kanë shtuar frikën se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19. Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë që publiku duhet të marrë masa paraprake për të zvogëluar rreziqet e infeksionit nga mishi dhe prodhimet e detit.
Por grupi i parë i rasteve Covid-19, i gjetur në fund të vitit të kaluar, ishte i lidhur me një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhanit./CNN