AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 10:05

Ndërron jetë ish-zyrtarja e lartë e LSI-së (foto)

Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare ish-drejtoresha e njohur e LSI-së Luzhiana Abazi, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu ajo ka qenë edhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës, teksa ishte mjeke e njohur në kryeqytet.

Postimet e miqve të saj në rrjetet sociale janë të shumta, që shprehin dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar aktivistja e LSI-së, Elona Guri si dhe deputetja Nora Malaj.

“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne!

Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Elona Guri.

POSTIMI I NORA MALAJ

nora per luzhiana

Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkoj në parajsë!! E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje nē dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa… Ike si

një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë… Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëhere nuk u lodhe… Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë…. Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën .Njerëzit e afërt , prindërit që nuk ka fjalë t’i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le njē vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende , për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,, Nuk do të doja t’i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t’u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe