SPORT, 8 September 2026, 17:29

U rendit i treti në Çmimin e Madh të Monzës, Vershtapen: Rivalët ishin më të shpejtë  

U rendit i treti në Çmimin e Madh të Monzës, Vershtapen:

I renditur në vendin e tretë, Maks Vershtapen e komentoi kështu garën e tij në Çmimin e Madh të Monzës: “Bëra disa beteja të bukura, por ishte shumë e vështirë të menaxhoja rikuperimin e energjisë midis kthesës së dytë dhe kthesës së katërt.

Kisha pak shpejtësi në vijën e drejtë, ndërsa rivalët tanë ishin shumë të shpejtë për ne.

 U përpoqa të bëja garën time, por pata disa momente të vështira në kthesën e dytë, pasi goma po fillonte të hapte probleme. Ishte e vështirë me MekLarenët, por më pas arrita të shkëputesha prej tyre dhe ishte bukur të rikthehesha në podium”, deklaroi pas garës katër herë kampioni i botës.