TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edon Zhegrova duket se nuk do të ndryshojë ambient në këto ditë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, pasi ka rënë mundësia e transferimit të tij në Arabinë Saudite.
Klubi i Al Itihad kishte shfaqur fillimisht interes për anësorin e sulmit të Kosovës. Por sipas Fabricio Romano, nuk ka bërë asnjë hap konkret dhe transferimi i Zhegrovës mund të cilësohet si ccështje e mbyllur. Ky vendim vjen tre javë pasi Al Itihad i tha “jo” një transferimi të Kristjan Asllanit në radhët e këtij klubi. Si në rastin e Asllanit, mësohet se klubi arab nuk është i bindur nga cilësitë e Zhegrovës dhe sa mund t’i shërbejë në këtë edicion.
Kësisoj, futbollisti do të vazhdojë të mbetet pjesë e Juventusit, ku Spaleti e sheh vetëm si një lojtar stoli dhe alternativë për t’i dhënë frymëmarrje Konseisaos.