TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Como do të përjetojë të enjten një moment historik, me debutimin për herë të parë në Champions League. Por përtej fushës, klubi italian ka marrë një vendim që ka tërhequr vëmendjen.
Për shkak të kërkesave të UEFA-s, stadiumi “Sinigaglia” do të ketë rreth 1,500 vende më pak, ndërsa ndeshja është ezauruar. Në këto kushte, presidenti Mirwab Suwarso dhe disa drejtues të klubit kanë vendosur të heqin dorë nga vendet e tyre për t’ua dhënë tifozëve që kanë ndjekur Comon prej dekadash.
Klubi ka bërë thirrje për të gjetur tifozë të lindur në vitin 1950 ose më herët, që kanë mbështetur skuadrën në çdo kategori dhe në çdo epokë.
“Duam që vendet t’u jepen tifozëve që kanë pritur më gjatë”, është shprehur presidenti Suwarso, në një gjest që po vlerësohet gjerësisht nga mbështetësit e klubit.