SPORT, 8 September 2026, 16:17

Tronditje e madhe për Juventusin, kapiteni i nënshtrohet operacionit dhe mbyll vitin

Manuel Lokateli është dëmtuar rëndë dhe do i nënshtrohet operacionit. Kjo është një tjetër goditje e rëndë për “Zonjën” në muajt e fundit pas Thuram dhe Jilldiz.

Kapiteni Lokateli u dëmtua në sfidën ndaj Milanit dhe po ndjente dhimbje më pas. Operacioni do të kryhet në Lyon ku Lokateli tashmë ndodhet. Ndërhyrja në gjurin e djathtë raportohet se i ka mbyllur vitin mesfushorit. Mungesa për disa muaj bëhet mjaft e rëndësishme në ekipin e Spaletit.

Juventusi ndërkohë e ka nisur sezonin me 7 pikë në tri javë. Fillimisht mposhti Frosinonen dhe Parmën, më pas barazoi ndaj Milanit.