TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pas publikimit të rezultatit njofton se në legjislaturën e re, në Parlament do të ulen 39 gra që korrespondojnë me 32% të deputetëve të zgjedhur.
Ky rezultat vjen jo në bazë të grave të zgjedhura në Kuvend me kuotë gjinore, sepse në bazë të kuotave janë përzgjedhur vetëm 13 nga 39 të zgjedhura.
Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë. Për zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 qytetarët kosovarë kanë votuar që 68% e të zgjedhurve të jenë burra.
Ndërkohë, “Radio Europa e Lirë” ka bërë një projeksion se si do të ulen deputetët e rinj në Kuvend.
Gjithashtu, të zbërthyera sipas subjekteve politike: VV: 0/11, LDK: 2/9, PDK 6/8, AAK: 4/5, LS: 0/3, KDTP: 1/1, VAKAT: 0/1, NDS: 0/1.
Lëvizja Vetëvendosje e cila doli partia e fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, në kuvend do të ketë gjithsej 11 përfaqësuese gra.
Të gjitha kandidatet për deputete nga kjo parti arritën të funte në Kuvend pa kuotë gjinore.
Lidhja Demokratike e Kosovës u radhite partia e dyte në këto zgjedhje, kjo paritë në kuvend do të ketë gjithsej 9 përfaqësuese gra.
Kurse, partia e tret u radhitë Partia Demokratike e Kosovës, në kuvend kjo paritë do të ketë 8 përfaqësuese gra.
Koalicioni AAK-PSD-PD në këto zgjedhje doli partia e katërt, kjo paritë do të ketë 5 përfaqësuese gra.
Lista Serbe doli e pesta në zgjedhjet e mbajtura me 6 tetor, kjo paritë do të ketë 3 përfaqësuese gra.
Ndërsa, partia VAKAT, KDTP dhe NDS do të kenë vetëm nga një përfaqësuese grua. Partia VAKAT do ta ketë Duda Baljen e cila ka arritu të marre 2 mije e 747 vota.
Ndërsa, nga partia KDTP do të jetë Fidan Jilta me 2 mijë e 578 vota dhe nga paria NDS do të jetë Emilija Redzepi me 2 mijë e 288 vota.