AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 16:38

U persekutua se paralajmëroi koronavirusin, mjeku kinez në gjendje të rëndë pas infektimit

U persekutua se paralajmëroi koronavirusin, mjeku kinez në gjendje
Mjeku kinez që u përpoq të paralajmërojë mjekë të tjerë, por edhe popullin kinez, për ekzistencën e koronavirusit, ndodhet në gjendje të rëndë, pasi është infektuar edhe vetë nga koronavirusi.

Fillimisht mediat lokale njoftuan se mjeku ka ndërruar jetë, por më pas lajmi rezultoi i rremë dhe u sqarua se mjeku ndodhet në gjendje të rëndë.

 Dr Li u thirr nga policia, kur ai u përpoq të paralajmëronte të tjerët për virusin në dhjetor.

Ai dërgoi një mesazh për kolegët e tij  në 30 dhjetor dhe pak ditë më pas, u thirr në Byronë e Sigurisë Publike për të nënshkruar një letër, në të cilën u akuzua për përhapjen e "informacioneve të rreme".

Koronavirusi ka marrë deri tani jetën e mbi 500 personave dhe ka infektuar mijëra të tjerë, duke krijuar një krizë serioze në Kinë, por edhe në mbarë globin.

OBSH ka shpallur emergjencë globale, si pasojë e këtij virusi.

/TPZ.al/