AKTUALITET, 9 Korrik 2021, 16:24

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 15 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 15 raste të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat 15 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rritje krahasuar me ditët e fundit.

Ndërkohë, fatmirësisht asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 6 persona.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 15

Të shëruar në 24 orë 6

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2108

Testime totale 828,621

Raste pozitive 132,580

Raste të shëruara 130,043

Raste Aktive 81

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 29

Elbasan 12

Fier 11

Korçë 9

Shkodër 6

Vlorë 6

Lezhë 3

Durrës 2

Gjirokastër 2

Kukës 1