TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendja e Papa Françeskut pas operimit në zorrën e trashë paraqitet e mirë.
Zëdhënësi për shtyp i Vatikanit, Matteo Bruni thotë se ati i shenjtë nuk ka më ethe dhe se ka ngrënë rregullisht.
“Shenjtëria e tij Papa Françesku kaloi një ditë të qetë. Ai vazhdoi të hante rregullisht dhe vazhdoi trajtimet e planifikuara. Ai eci në korridor dhe rifilloi punën duke e alternuar me momente të leximit të teksteve” – tha Bruni.
Ndërkohë sipas mediave italiane, mjekët thonë se atij do t’i duhet të paktën disa javë për t’u rikuperuar plotësisht.
Gjithashtu bëhet e ditur ditën e dielë Papa do të mbajë lutjen e Engjëllit Tënzot nga kati i 10-të i Poliklinikës universitare Agostino Gemelli.