AKTUALITET, 26 Tetor 2019, 16:08

Dyshohet se sulmuan seksualisht minorenen, pranga tre shqiptarëve

Dyshohet se sulmuan seksualisht minorenen, pranga tre shqiptarëve

Tre persona janë arrestuar këtë të shtunë në Ferizaj. Lajmi raportohet nga mediat kosovare, të cilat shkruajnë se të arrestuarit dyshohen që në bashkëpunim mes tyre kanë sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Pas arrestimit ata janë marrë pyetje për ngjarjen e rëndë. Grupi hetimor dhe prokuroria ka nisur punë për mbledhjen e provave në lidhje me rastin.