TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja zbulohen për marrëdhënien mes 45-vjeçares Julieta Obzova dhe 48-vjeçarit Altin Allmuça, i cili e vrau në Nea Smyrni të Athinës dhe më pas kreu vetëvrasje.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 45-vjeçarja i kishte thënë së motrës se ishte ndarë për shkak të xhelozisë së tij. Po ashtu, ajo kishte deklaruar se Altin Allmuça vazhdonte të këmbëngulte për lidhjen dhe se ajo kishte frikë prej tij.
Natën kur ndodhi ngjarja e rëndë, 45-vjeçarja shqiptare ishte e vetme në banesë. Vajza e saj nuk ndodhej në Athinë, pasi kishte shkuar në Agrinio së bashku me xhaxhain e saj.
Kamerat filmuan krimin
Një element vendimtar janë edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat kanë regjistruar krimin. Sipas informacioneve të deritanishme, 48-vjeçari duket se e ka pritur 45-vjeçaren jashtë shtëpisë së saj. Kur ajo hapi derën dhe doli, ai e qëlloi, më pas e drejtoi armën nga vetja dhe kreu vetëvrasje.
Arma e përdorur nga 48-vjeçari, sipas informacioneve, ishte pa leje. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu të kaluarën e autorit të krimit në Shqipëri. Sipas informacioneve 48-vjeçari kishte qenë shqetësues për autoritetet shqiptare në vitin 2016, kur u arrestua në Tiranë me akuzën e përdhunimit të gruas së tij.