AKTUALITET, 24 August 2026, 13:39

Goditja/ Shoferët e pabindur, Policia Rrugore arreston dhe procedon 55 brenda javës, 36 ishin të dehur! Mbi 11 mijë gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionet në akset kryesore dhe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut dhe aksidenteve.

Gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe proceduar 55 persona, ndërsa janë vendosur gjithsej 11,420 masa administrative dhe janë spostuar me mjet ngritës 71 automjete.

Ndër shkeljet më të konstatuara janë 1,369 masa për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse ose jelekut fosforeshent, 750 për tejkalim shpejtësie, 707 për parakalime të gabuara, 411 për mosdhënie përparësie dhe 309 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Policia njofton se ka vendosur gjithashtu 353 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 256 për qarkullimin e motomjeteve në korsitë e biçikletave, 98 për mangësi në dokumentacion dhe 36 masa për drejtim nën efektin e alkoolit. Kontrollet kanë vijuar edhe ndaj automjeteve që shkaktojnë zhurma, si dhe për shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë rrugore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Vijojnë monitorimet nga Policia Rrugore, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Fokus i monitorimit ka qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja.

Gjatë javës së fundit, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar/proceduar 55 shtetas, janë vendosur gjithsej 11 420 masa administrative dhe janë spostuar me mjet ngritës 71 automjete.

Më tej, janë vendosur këto masa:

-36 masa për përdorim të alkoolit;

-750 masa për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara;

-56 masa për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të gabuara në qendra të banuara;

-309 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

-353 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-127 masa për xhama të zinj të riveshur;

-98 masa për mangësi në dokumentacion;

-411 masa për mosdhënie përparësie qytetarëve;

-1369 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;

-707 masa për parakalime të gabuara;

-256 masa për qarkullimin e motomjeteve në korsitë e biçikletave.

Policia Rrugore Tiranë apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë”.