LIFESTYLE, 16 Shkurt 2018, 13:56

U nda nga Sisi pas 6 vjetësh, Pirro Çako: Jam “single” dhe qenka shumë mirë

U nda nga Sisi pas 6 vjetësh, Pirro Çako: Jam “single”
Dy vite më parë, Pirro Çako i dha fund pas 6 vitesh lidhjes me partneren 27 vite më të re, Sisilia Ujka. Çifti e bëri publike lidhjen në fund të vitit 2011, duke u shfaqur në publik gjithnjë në krah të njëri-tjetrit, pavarësisht se u përfol shpesh për diferencën e moshës. Që nga ai moment Sisi dhe Pirro shfaqeshin kudo të pandarë. Por rreth dy vite më parë çifti i dha fund lidhjes, I ftuar në “Wake Up” kompozitori dhe këngëtari Pirro Ҫako ka folur edhe për jetën e tij private. Ҫako i cili ka qenë i martuar me sopranon e njohur Inva Mulaj, e më pas ka bashkëjetuar me Sisin ka treguar se tanimë është single, dhe se ai ndihet shumë mirë.

“Jam single, dhe kjo gjë qenka shumë mirë”, u shpreh kantautori.

[gallery ids="70867,70869"]