LIFESTYLE, 15 Shkurt 2018, 10:01

Pa reçipeta pranë oxhakut dhe me gotë në dorë, Luana Vjollca “i vë flakën” Instagramit

Pa reçipeta pranë oxhakut dhe me gotë në dorë, Luana

Ditën e djeshme u festua dita e të dashuruarve, Shën Valentini.

Rrjetet sociale “shpërthyen” nga fotot e videot e çifteve që tregonin se sa të dashuruar ndiheshin dhe uronin për më shumë dashuri për ata që i rrethojnë.

Në këtë ditë nuk kishte si të mungonte edhe një nga vajzat më të përfolura të showbizz-it shqiptar, Luana Vjollca.

Ajo ka postuar një foto mjaft provokuese në rrjetet sociale ku shfaqet e veshur me një fustan ekstravagant ngjyrë të kuqe, ndërsa zbulon hiret e saj femërore dhe qëndron pranë zjarrit.

“Happy Valentines” shkruan Luana mbi këtë foto, e cila ka marrë qindra pëlqime dhe komente nga fansat e saj.

[gallery ids="70297,70298,70301,70305,70299,70306,70303,70300,70304,70302"]