LIFESTYLE, 16 Shkurt 2018, 10:23

Çifti i famshëm i Hollivudit ndahet pas 2 vitesh martesë

Çifti i famshëm i Hollivudit ndahet pas 2 vitesh martesë
Çifti hollivudian, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux, i kanë dhënë fund martesës, pas dy viteve që nga kurorëzimi i tyre. Dy aktorët u njohën në xhirimet e filmit “Wanderlust”, ndërsa pas lidhjes katërvjeçare vendosën të martoheshin në gusht 2015. Përmes një njoftimi për mediat, ata kanë konfirmuar vendimin e përbashkët për shkurorëzim duke mos dhënë detaje rreth ndarjes. “Ne jemi dy miq shumë të mirë, të cilët kanë vendosur të ndahen si çift, por i gëzohemi vazhdimisht miqësisë sonë”. “Natyrisht, na është dashur ta bënim privatisht, mirëpo duke qenë se industria e thashethemeve nuk do ta humbte shansin për të spekuluar dhe për të fabrikuar gjithçka – dëshirojmë që ta bëjmë të ditur të vërtetën”.

“Mbi të gjitha, jemi të vendosur ta respektojmë dhe ta duam njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e çiftit.

Kjo është martesa e dytë e dështuar Anniston, e cila ka qenë e martuar për katër vite me Brad Pittin, me të cilin u ndanë në vitin 2005. [gallery ids="70706,70704,70703,70702"]