TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë , të gjithë e dimë se mbrëmja e 14 shkurtit, shënoi edhe 20-vjetorin e krijimit të Top Albania Radio. Për ta festuar si duhej një event të tillë, Top Media kishte organizuar një festë, ku ndërthureshin disa celebrime në të njejtën ditë. Përpos Shën Valentinit dhe ditëlindjes së radios, ishte motra e vogël e Lorit dhe Sarës, Redia, ajo që festonte ditën e saj speciale.
Edhe pse një fakt i njohur nga pakica, Redia ka lindur në të njejtën ditë me themelimin e Top Albania Radio. Kështu, pati më shumë arsye për të ndezur atmosferën. Personazhet pjesëmarrës ishin disa nga emrat më në zë të ekranit të Top Channel, por jo vetëm.
Përpos familjes Hoxha, Xhemi Shehut, Arbana Osmanit e të tjera moderatoreve në Top Media, dalluan edhe të tjerë figura, të cilët tashmë i shohim në ekranet konkurrente. Kështu, Saimir Kodra, Gent Zenelaj, Julian Deda etj., i ishin bashkuar pjesës tjetër të stafit, për të festuar dy dekadat e TAR.
Vajzat dalluan për një stil të përbashkët; shumica ishin të veshura totalisht me të zeza. Edhe meshkujt nuk mbeteshin fort prapa në këtë drejtim, ndërsa bordo.al ka realizuar disa foto ekskluzive nga festa e mbrëmshme. Më poshtë, do të keni mundësinë të shihni pak më shumë nga eventi i 20-vjetorit të Top Albania Radio.
bordo.al
[gallery ids="70748,70749,70750,70751,70747,70746,70745,70744,70743,70739,70740,70741,70742,70737,70736,70735,70734,70733,70728,70729,70730,70731,70732,70727,70726,70725,70724,70723,70718,70719,70720,70721,70722,70717,70716,70715,70714,70713,70712,70752,70753,70754,70755,70757,70756"]