LIFESTYLE, 15 Shkurt 2018, 14:51

Selena Gomez dhe Justin Bieber festojnë të ndarë Shën Valentinin

Selena Gomez dhe Justin Bieber festojnë të ndarë Shën

Selena Gomez dhe Justin Bieber i gëzuan të gjithë në momentin që vendosën të ribashkoheshin në muajin tetor.

Mirëpo mami i Selena-s ishte ajo që nuk e mirëpriti këtë lajm, për më tepër u shoqërua me zënka të shumta mes tyre. Ajo i ka vënë kusht yllit botëror që të zgjedh mes saj dhe Justin.

Ndërkohë dje Selena dhe Justin e kanë kaluar të ndarë Shën Valentinin, edhe pse vazhdojnë të jenë të lidhur.

23-vjeçari u fotografua në Los Angeles teksa dilte nga palestra, dhe ka tërhequr vëmendjen e vajzave duke ngritur bluzën lart.

Ndërsa 25-vjeçarja Selena Gomez ka publikuar në “Instagram” disa foto me mikeshat e saj, duke treguar se ditën e të dashuruarve ajo e festoi me shoqet.

Me sa shohim Selena është duke u përpjekur që mami i saj ta pranojë Justin.

[gallery ids="70507,70508,70509,70510"]