AKTUALITET, 22 Shtator 2021, 11:16

Dita e dytë që digjen mbetjet urbane në Patos, banorët të shqetësuar për shëndetin

Dita e dytë që digjen mbetjet urbane në Patos, banorët

Zjarri në Sheqishte të Patosit është riaktivizuar gjatë natës. Zjarri nisi ditën e djeshme në një kodër me ullinj dhe përfshiu dhe fushën e mbetjeve.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kjo nuk është hera e parë që në qarkun e Fierit fushat e mbetjeve përfshihen nga flaket. Pas fushës së mbetjeve në Fier dhe Lushnje, edhe fusha e mbetjeve në Patos pati të njëjtin fat.

Banorët e zonës janë të shqetësuar prej tymit të dëmshëm që po ngrihet në ajër.