AKTUALITET, 12 Shtator 2021, 12:05

U kap me 52 kilogramë marijuanë/ 37-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë greke, i sekuestrohen 3 mijë euro dhe…

U kap me 52 kilogramë marijuanë/ 37-vjeçari shqiptar bie


Një shqiptar u arrestua nga policia greke në qytetin e Selanikut, pasi u kap me 52 kilogramë marijuanë.

Mediat Helene raportojnë se 37-vjeçari ra në prangat e “bluve” teksa po transportonte me mjetin e tij 3 çanta, brenda të cilave ishin 49 pako marijuanë.

Raportohet se droga kishte ardhur në linjën Shqipëri-Maqedoni-Greqi.

Ndërkaq shqiptarit iu sekuestruan edhe 3000 euro dhe dy telefonë celularë.