AKTUALITET, 11 Shtator 2021, 23:00

Ekzekutimi i Presidentit të Haitit, kryeprokurori fton kryeministrin të shpjegojë telefonatat me vrasësin

Ekzekutimi i Presidentit të Haitit, kryeprokurori fton kryeministrin

Kryeprokurori i Haitit ka ftuar kryeministrin e vendit, Ariel Henry, të shpjegojë lidhjet me vrasësin e Presidentit.

Dyshohet se kryeministri i Haitit ka shumë telefonata të dyshimta me autorin Joseph Felix Badio disa orë para vrasjes së bujshme të 7 korrikut.

Dy herë rezulton se kanë folur në telefon ditën e ngjarjes. Pritet të shihet se çfarë do të dëshmojë Ariel Henry në seancën e së martës.

Ndërkohë Presidenti i Haitit, Moise u vra në banesën e tij më 7 korrik kur disa persona të armatosur e qëlluan.