AKTUALITET, 12 Shtator 2021, 10:27

Basha, homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore: Krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidmos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta

Basha, homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore:


Kryedemokrati Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të PD-së zhvilluan sot homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, 23 vjet pas vrasjes së tij.

“Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa”, shprehet Basha në mesazhin e tij.

MESAZHI I BASHËS

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besim Çera.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.I paharruar kujtimi i tij!

[gallery ids="566491,566492,566493,566494,566495,566496"]