TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot u shënua 20-vjetori i sulmeve terroriste në New York City në SHBA, ku katër avionë u përplasën me kullat binjake duke shkaktuar mbi 2 mijë viktima e duke plagosur mijëra të tjerë. Mes viktimave të asokohe ishin dhe 3 qytetarë amerikano-shqiptarë. Politika shqiptare ka dhënë mesazhë mbështetëse për këtë ditë në përkujtim të viktimave. Presidenti Meta tha se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Kryeministri Rama tha se 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Kryedemokrati Lulzim Basha me një mesazh në Twitter shkruan se dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë.Touched to see @CityOfTirana lit up with the Stars&Stripes in honor of #September11. ?? is grateful for the friendship & solidarity of the people of ??. No one could ask for a better friend. pic.twitter.com/0UK2vq1rKF
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 11, 2021