TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendja e nëntë të burgosurve të burgut të Drenovës që ndodhen në burgun e Shën Kollit, është stabilizuar, mes të cilëve në gjendje shumë të mirë është edhe një shtetas nga Maqedonia.
Një gjë e tillë bëhet e ditur nga burime që vijnë brenda Drejtorisë së Burgut të Drenovës.
Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se vdekja e parë e shënuar nga COVID, e 74 vjeçarit nga Mallakastra, Caush Banaj ka pasur sëmundje të tjera gjatë gjithë kohës që ka qenë në burgun e sigurisë së lartë, Drenovë.
Shtetasi maqedonas i dënuar për lëndë narkotike ndodhet në burgun e Shën Kollit së bashku me tetë të burgosur të tjerë të burgut të Drenovës. Gjendja e tyre është shumë e mirë.