TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kukësit ka arrestuar një 28-vjeçar për shkak se u kap pa patentë duke drejtuar mjetin e tij luksoz tip “Jaguar”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se të riut i ishte pezulluar patenta më parë, por ai nuk e ka marrë këtë fakt në konsideratë duke vijuar të drejtojë makinën pa leje drejtimi.
Madje, gjatë kontrollit të dokumentacionit të makinës, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
“Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Kukësit, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, është ndaluar nga Policia Rrugore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasit I.L. i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në janar 2021 dhe ai vazhdonte ta drejtonte mjetin pa leje drejtimi”, bën me dije policia.