AKTUALITET, 3 Korrik 2020, 10:13

U gjetën pajetë në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së nënë e bijë në Kombinat

U gjetën pajetë në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së


Zbardhet shkaku i vdekjes se Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor bëri me dije se shkaku i vdekjes është agjërimi i gjatë.

Nëna me dy vajzat kanë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë deri sa ajo me njërën prej tyre, Anisën kanë ndërruar jetë.

E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër Blera, e cila ndodhet në spital./BW