AKTUALITET, 3 Korrik 2020, 09:28

Krujë, konfirmohen 13 raste me koronavirus

Krujë, konfirmohen 13 raste me koronavirus


Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Krujës janë shtuar rastet pozitive për Covid-19.

Mësohet se janë konfirmuar si pozitiv 13 raste të reja nga 25 teste të realizuara.

Të gjithë infektuarit janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Ata ndodhen të karantinuar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e djeshme në qytetin e Krujës u konfirmuan vetëm katër raste pozitive./Abc News