TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përfshirë në debate të ashpra me pronarin e Report TV, Carlo Bollino.
Gjithçka nisi pas deklaratave të Bolinos në lidhje me një hapje tjetër të PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ku gazetari e konsideroi fasadë propagandistike.
"Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues", u përgjigj Paloka.
***
Pjesë nga debati ‘Open’:
Bollino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.
Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.
Bollino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.
Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.
Bollino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.
Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se i lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.
Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD.
Bollino: Ma trego me raste konkrete.
Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk Ramës me listat me krìminele dhe thojnë që PD nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo.