AKTUALITET, 17 Korrik 2020, 12:54

Pjesë e një grupi krīminal të drōgës në Itali, arrestohet i riu nga Tirana. Pritet ekstradimi

Pjesë e një grupi krīminal të drōgës në Itali,

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në llogari të drejtësisë italiane.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Trafikim i narkōtikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe krīminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkōtikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe krīminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.