AKTUALITET, 17 Korrik 2020, 13:08

“Një vit estradë dhe aktrim rilindas”- Deputeti i opozitës ‘tallet’ me Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit: Morën lekët e…

“Një vit estradë dhe aktrim rilindas”- Deputeti i

Deputeti i opozitë së re, Lefter Maliqi, e ka quajtur si estradë dhe ‘aktrim rilindas’ punën e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Maliqi në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se pas një viti sipas tij farsë hetimore dhe akuza qesharake, maxhoranca u tërhoqa nga shkarkimi i kreut të shtetit.

Deputeti i pakicës tha se maxhoranca në komisionin hetimor ka një vit që merre paratë e qytetarëve me mbledhje të kota, ndërkohë që sipas tij ata vendosën që: Presidenti sovran i unitetit kombëtar dhe mbrojtës i Kushtetutës?.”

“Portokalli, Estrad, Aktrim Rilindase… Miq po e ndiqni komisionin hetimor per Presidentin – Portokalline, estraden, aktrimin e Mao-Taos se Rilindjes??. Vendimi : Presidenti sovran i unitetit kombetar dhe mbrojtes i Kushtetutes?.

Nje vit komision farse hetimor mbledhje pas mbledhjesh, akuza qesharake, dergime shkresash ne Venecia dhe fundi Presidenti ka te drejt pra komisioni farse, aktrues , leket tuaja i marrin per mbledhje te kota shume deputet jane shperblyer nga 3-4 komisione e udhetime jashte vendit etj.

Keta vetem aktrojne me farkeqesit tuaja, pas termeteve derdhin lot krikodili ketu ne parlament dhe vinin me perparese e garushde ju ndanin miell e sheqer dhe u ndanin ushqime, ne pandemi e njejta gje, ky parlament kjo qeveri ka marr fund . Vetem aktrim, dhe votime kundra interesave tuaja, ketu votohen PPP-te per Oligarket dhe cdo ligj kundra interesave tuaja.

Ky sekt krīminal me emrin Rilindje me parlament e institucione te kapura, me banda e oligark, me krim e droge, me korrupsion galopant duke varferuar e ç’populluar vendin, duke penguar integrimin Europian duhet shkaterruar me cdo mjet demokratik. Ndryshimi do ndodh, rotacioni i pashmangshëm”, tha Maliqi.