AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 11:10

“Gorrilla” direkt nga Spanja në Shqipëri”, Artan Hoxha zbulon super plantacionin me kanabis

“Gorrilla” direkt nga Spanja në Shqipëri”, Artan


Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet e një super plantacioni me kanabis  nga një zonë e Shqipërisë.

Hoxha krahas pamjeve të kësaj parcele ma kanabis ka treguar edhe detaje nga kjo llojë bime për të cilën thotë se është e hibride e modifikuar në laborator në Spanjë dhe e sjellë në Shqipëri.

Sipas gazetarit kjo është hera e parë që kjo farë kanabis mbillet në vendin tonë dhe ka marrë emërtimin “Gorrilla”.

Siç shihet nga pamjet ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë bimë kanabis të gjata mbi 2 metra, kjo bimë është me shtat të shkurtër.

Postimi:

“Ne XHUNGEL,

Sigurisht nuk jemi ne Afrike.

As ne xhunglen e Amerikes Latine.

Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.

Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi.

Per me teper nga ora 12:00 ne ABC NEWS, me Juli Xhokaxhi….”

[gallery ids="564682,564683,564684,564685,564686,564687"]