AKTUALITET, 11 Prill 2020, 11:34

“Nuk e di ku e mora”: Shkon në 39 numri i të prekurve me koronavirus në Durrës

“Nuk e di ku e mora”: Shkon në 39 numri i të prekurve me


Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një rast të ri në Durrës duke e çuar në 39 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Gjithashtu  bëhet fjalë për një 39 vjeçar, i cili nuk dihet se ku është infektuar dhe është një vatër e re infeksioni në qytet.

Mësohet se personi në fjalë është shprehur se nuk ka patur kontakte me të tjerë të ardhur nga jashtë në vend para mbylljes së kufijve.

Shqipëria ka arritur në 433 raste me koronavirus, ku 24 kanë ndërruar jetë, ndërsa 60 të tjerë vijojnë të marrin shërbim në spitale.

Rastete e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

-10 raste Tiranë

-3 raste Shkodër

-1 rast Pukë

-1 rast Lushnje

-1 rast Shkodër

-1 rast Fier