TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë ka dënuar si organizatorë të skemës së tjetërsimit të pronave shtetasin Lek Frroku.
Në një reagim në rrjetet sociale, Frroku e ka konsideruar dënimin e shkallës së parë si vendim politik, të paarsyetuar dhe të pambështetur në prova ligjore.
Sipas Frrokut, ky gjyq është një tregues i qartë se nuk ekziston Reforma në Drejtësi.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, kundër zyrtareve të Lezhës tregoj qartë se çështja në Gjykatën e Lezhës ishte e paragjykuar. Ishte thjesht gjyq politik ndaj zyrtareve të PD dhe LSI.
Një akuzë e kamofluar dhe një vendim i pa arsyetuar dhe pa mbështetur në prova ligjore. Ky gjyq politik i sajuar në Lezhë është një tregues i qartë se nuk ekziston refroma në drejtësi.
Vetëm drejtësi në duart e Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze. Nuk do jetë e larget dita ku drejtësia do të triumfojë dhe të gjithë ata që këta akuza të përfundojnë pas hekurave me prova ligjore dhe me shpifje. Jo të gjithë në sistemin e drejtësisë janë të korruptuar dhe politik.