TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit.
Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për akuzën e “vrasjes në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur”, por jo vrasje me dashje, ashtu siç është gjykuar në Gjykatën e Tiranës.
Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Por ish-efektivi nuk është i vetmi që ka ankimuar vendimin, pasi edhe Prokuroria ka pretendime për dënimin.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg por Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vite burg dënim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 vite heqje lirie.
Klodian Rasha u vra mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25-vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”.
Nevaldo Hajdaraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull.
Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.