AKTUALITET, 5 Gusht 2021, 13:21

SHBA, mbi 100,000 mijë raste me koronavirus gjatë 24 orëve

SHBA, mbi 100,000 mijë raste me koronavirus gjatë 24 orëve

Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 100,000 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve në 6 muaj.

Vendi ka raportuar mbi 94,819 raste në një mesatare prej 7 ditësh, një rritje pesëfish në më pak se një muaj.

Në javët e ardhshme, rastet mund të dyfishohen në 200,000 për shkak të përhapjes së variantit Delta, paralajmëroi eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci.

Varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, përbën 83% të të gjitha rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 36,176,471 raste dhe 631,299 viktima që nga fillimi i pandemisë.