TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lë në burg, Elton Çarçiun, i cili ra në pranga tre ditë më parë me akuzën e prostitucionit.
Ai së bashku me shtetasen A.G. u arrestuan në Rinas, me akuzën se ka tentuar që të çojë për në Itali të renë për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Çarçiu gjatë seancës se sotme ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat dhe nuk ka pasur asnjë qëllim për prostitucion.
Ndërkohë nga ana tjetër shtetasja A.G., ka pohuar para prokurorëve se është shfrytëzuar për prostitucion nga i arrestuari Çarçiu.